Bukuresht, 1 shkurt – Qeveria socialedemokrate rumune mbrëmë i ka miratuar ndryshimet kushtetuese në Kodin penal, që shumë politikanëve rumunë do t’u japin mundësi ta evitojnë përndjekjen penale. “E kemi miratuar këtë tekst që ta harmonizojmë legjislativen tonë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ministri i Drejtësisë Florin Jordake. Dekreti që nuk figuronte dje në rend dite për punën e qeverisë, hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, pa i kaluar procedurat në Parlament. Qeveria e kryeministrit Sorin Gringjanu, që është në pushtet më pak se një muaj, para dhjetë ditëve e propozoi këtë tekst kontestues, duke shkaktuar valë nga protesta rrugore nëpër vend. Miratimi i tij befasues mund ta bëjë më masiv dhe më të ashpër lëvizjen protestuese. Në llogari të kësaj, Qeveria e ka dërguar në Parlament propozimin për amnisti të rreth 2500 të burgosurve, të cilët vuajnë dënime deri në pesë vite.