Shkup, 1 shtator – Qeveria u bë me dy ministra të ri – të Financave dhe për përmirësimin e Klimës investuese, dhe tre zëvendësministra në resoret ekonomi, arsim dhe shkencë dhe në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, informon Koha.mk
Kryeministri Zoran Zaev beson se vendimet e reja do të sjellin impuls shtesë në resoret në të cilat janë zgjedhur, por edhe në përgjithësi në krijimin e shoqërisë më të mirë dhe qytetarëve të kënaqur. Opozita sërish, konsideron se ndryshimet e shpeshta në qeveri janë tregues për politikë të keqe, por edhe mospasje të kuadrit adekuat.
“Jam i bindur se kandidatët për ministra të ri në pjesën e financave dhe përmirësimit të klimës investuese seriozisht do të jenë përforcues i kapacitetit qeveritar, veçanërisht në këtë periudhë të papërsëritur për vendin i cili pret integrimin në BE dhe NATO”, tha kryeministri Zoran Zaev, duke folur para deputetëve pse i ka propozuar Nina Angelovskën dhe Hisen Xhemailin për këto pozita.
Populizëm i rremë teorik, në praktikë politikë e rrezikut të keq, kështu deputetët e VMRO-DPMNE-së i vlerësuan propozimet e reja të Qeverisë për ministra në resoret financa dhe përmirësim të klimës investuese.
Duke i arsyetuar propozimet për zgjedhje të zëvendësministrave – Kiril Kolemishevski për ekonomi, Elizabeta Naumovska për arsim dhe shkencë dhe Nexhad Mehmedoviq për zëvendësministër të Ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, kryeministri Zaev tha se bëhet fjalë për njerëz të arsimuar dhe me përvojë të madhe praktike, të cilët kanë dëshirë të madhe dhe dashuri nga pozita e zëvendësministrit në resorin adekuat të ndihmojnë në përparimin e gjendjeve për të cilat propozohen, në kushte kur në shtet punët shkojnë përpara.
Deputetët opozitar nuk kishin vërejtje për biografitë e të propozuarve për zëvendësministra, por konsiderojnë se nuk e kanë përvojën e nevojshme për resoret në të cilat do të jenë përgjegjës. Nuk i kritikonin vendimet personale, por ishin të ashpër në kritikat për sektoret në të cilat emërohen – arsim dhe ekonomi. (koha.mk)