Shkup, 20 tetor – Qeveria i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizjes për të shkarkuar drejtoreshën Lidija Dimova.
Në seancën e sotme të qeverisë, Kryeministri Zoran Zaev pranoi propozimin e Zëvendës Kryeministrit Lupço Nikollovskit për të shkarkuar Dimova për, siç thonë ata nga Qeveria, sjellje joetike në kryerjen e funksionit të saj, në lidhje me indikacionet e operacioneve financiare joadekuate dhe neglizhencën në ruajtjen e imazhit të institucioni për publikun.
“Kjo procedurë mundësohet nga neni 23 i Kodit të Etikës, sipas të cilit Kryeministri mund të kërkojë përgjegjësi politike, pra kërkesë për dorëheqje të bartësit të një posti ekzekutiv ose propozim për shkarkimin e tij, dhe të fillojë informacionin për institucionet kompetente, bazuar në gjetjet dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve, të gjitha procedurat për garantimin e parimit të prezumimit të pafajësisë do të respektohen”, tha Qeveria.