Shkup, 26 mars – Qeveria e Republikës së Maqedonisë kumtoi se tregon shembull për punë llogaridhënëse kushtuar nevojave të qytetarëve.
“Derisa në të kaluarën qytetarët pyesnin se ku shpenzohen paratë e tyre, ndërsa pushteti heshti, sot, institucionet në mënyrë të pavarur publikojnë se për çfarë qëllimesh shfrytëzohen mjetet buxhetore. Në vend se llogari të fshehta dhe të larta për shpenzime joproduktive, sot në raportet publike qëndrojnë informacione nga bufetë e institucioneve, për kafe, çaja dhe ujë të pirë për takime pune me anëtarë komisionesh, grupe të punës, përfaqësues të sindikatave, kompani, shoqata, organizata ndërkombëtare, ambasada…”, qëndron në kumtesë.
Në një pjesë të ministrive, thuhet, se të gjitha shpenzimet e tjera janë miratuar dhe nënshkruar prej ministrave, të denoncuar në raportet për llogaridhënie, ndërsa shfrytëzohen prej një numri të madh të nëpunësve administrativë dhe qytetarëve vetëm për nevojat e takimeve të punës për realizimin e programit të Qeverisë.
“Kjo është arsyeja se pse tek disa bartës të funksioneve publike shpenzimet për shërbime hotelierike janë më të larta në krahasim me të tjerët. Me nënshkrimin e një pjese të ministrave, janë miratuar shpenzimet e bëra në bufetë e të gjithë drejtuesve në institucion, në zërin shërbime hotelierike, si shpenzim zyrtar i funksionarit”, theksojnë nga Qeveria.
Ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë, sekretari i përgjithshëm dhe kryeministri në Qeverinë aktuale të RM-së në gjashtë muajt e parë, siç theksohet, kanë realizuar pothuajse tri herë më pak shpenzime në objekte të jashtme hotelierike (1.008.057 denarë), në krahasim me funksionarët e pushtetit paraprak (2.858.244 denarë).
“Dyfish më pak shpenzime janë bërë në objektet hotelierike jashtë vendit (733.552 denarë në gjashtë muajt e parë të Qeverisë në vitin 2014, kundrejt 345.989 në gjashtë muajt e parë të Qeverisë në vitin 2017). Në periudhën e ardhshme, me nismën e ministrive dhe Qeverive bëhen kursime plotësuese të shpenzimeve në bufe, duke e pasur parasysh se Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta kontraktoi marrëveshje me dy operatorë të rinj të cilët sigurojnë çmime më të ulëta për pijet, në krahasim me marrëveshjet e dakorduara prej pushtetit paraprak”, qëndron kumtesë.
Qeveria, theksojnë prej atje, fokusohet tërësisht në drejtimin e parave ndaj qytetarëve dhe vendos praktikë të re politike ku llogaridhënia, racionaliteti dhe produktiviteti janë në rend të parë.
“Ky parim i drejtimit me institucionet çon drejt zvogëlimit të shpenzimeve të cilat bëhen për nevoja zyrtare në kuadër të aktiviteteve të institucioneve. Racionaliteti dhe llogaridhënia janë arsyeja kryesore pse ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë të kësaj Qeverie i kanë shpenzuar pothuajse dy herë e gjysmë më shumë mjete buxhetore për qëllime zyrtare, në krahasim me funksionarët e Qeverisë në vitin 2014”, qëndron në kumtesë.