Shkup, 10 prill – Nuk është e vërtet se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk do të funksionojë më, kështu deklaojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pas informacioneve të liferuara se pushteti dhe opozita janë dakorduar që Specialja të pushojë se funksionuarit, informon gazeta KOHA.
“Ajo që dua të them është se PSP nuk shkon në histori. Nuk është e vërtet se në takimit me opozitën është dakorduar që PSP-ja të shuhet si institucion”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, i pyetur për bisedimet me opozitën për ligjin për prokurorin Publike.
Ligjet nuk i shkruajmë për ne, shtoi ai, ato hartohen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Intenca është që të kemi dy të tretat e votave që ky ligj të na hap rrugën drejt Bashkimit Evropian, që të marrim datën për fillimin e bisedimeve. Përfaqësuesit e BE-së presin që këtë ligj ta miratojmë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, theksoi Bosnjakovski. (koha.mk)