Qeveria: Protesta është e drejtë demokratike, nuk jemi kompetent për vendimet e KRRE-së

19

Shkup, 7 gusht – Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka komentuar shkurt protestat e djeshme kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike.

Prej atje thonë se protestat janë e drejtë demokratike dhe nuk kanë asgjë kundër. Ndërsa për vendimin e KRRE-së, thonë se nuk janë kompetent.

“Për Qeverinë, protesta e djeshme është e drejtë demokratike, por ne nuk kemi kompetenca për vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, si institucion i pavarur”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, dje mijëra protestues në Tetovë, Shkup dhe Gostivar dolën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Theksojmë që para disa ditësh, KRRE vendosi ta rrisë çmimin e rrymës për 7.4 përqind.

Comments are closed.