Shkup, 16 nëntor – Qeveria propozoi shfuqizim të Këshillit për konfirmimin e fakteve dhe kthim të kompetencës për udhëheqjen e procedurës disiplinore të Këshillit gjyqësor.
Vendimi që të ndalojë vlefshmëria e Ligjit për Këshillin për konfirmimin e fakteve, është miratuar në seancën e djeshme qeveritare dhe sipas paralajmërimeve të Qeverisë sot ose nesër do të dorëzohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Për shkak të pasojave ligjore të cilat rrjedhin nga ky ligj, do të bëhen edhe ndryshime të Ligjit për Këshillin gjyqësor.
Përveç pasojave ligjore, ndryshimet në Ligjin për këshillin gjyqësor, siç sqarojnë nga Qeveria, bëhen edhe me qëllim që të vendoset transparencë e plotë në punën e Këshillit dhe të thjeshtësohet procedura disiplinore për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit.
“Ajo që u konfirmua nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është se Këshilli gjyqësor në dekadën e fundit ka punuar në mënyrë jotransparente dhe neni 33 paragrafi 2 me të cilin parashikohet në cilin rast opinioni mund të përjashtohet nga puna e Këshillit, ishte ndarë si rregull dhe qytetarët nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjykatësve. Duke u udhëhequr nga këto arsye dhe nga vërejtjen e Komisionit të Venecias për ligjet për përgjegjësinë disiplinore dhe vlerësimin e gjykatësve, si dhe nga rekomandimi i ekspertëve për çështje sistematike, është vlerësuar se është e nevojshme të inkuadrohet drejt ndryshimit të dispozitave nga ky ligj me të cilët do të vendoset transparencë e plotë në punën e Këshillit dhe do të thjeshtësohet procedura disiplinore për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësve”, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovksi.