Shkup, 22 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë punon në analizë dhe konsultime për propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimic për zgjidhje të çështjes për emrin, konfirmuan nga Qeveria për MIA-n.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë tanimë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësuesi Methju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të investojmë përpjekje për çka është e mundur pas procesit inkluziv me përfshirje të të gjithë faktorëve relevant politik në vend, ndërsa janë në drejtim të ndërtimit të hyrjes së përbashkët, qëndrimit dhe strategjisë”, thuhet në deklaratën nga Qeveria për MIA-n.
Ndërkohë, televizioni grek TV ERT publikoi se ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin Metju Nimic, në dhjetë vitet e ardhshme do t’i vizitojë Athinën dhe Shkupin. ERT përkujton në deklaratat e Nimicit se është optimist se problemi për emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet në gjashtë muajt e ardhshëm.
Çështja për emrin pritet të jetë në tryezë në takimin e parë të drejtpërdrejtë midis kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të mërkurën në Davos, Zvicër.