Shkup, 11 prill – Mundësi për angazhim eventual të ekspertëve të huaj, me shfrytëzim të kapaciteteve ekzistuese shëndetësore dhe arritjen e kursimeve eventuale në FSSHM duhet të hapin propozim – vendim për fillimin e procedurës për shpërndarjen e licencave për marrjen dhe mbjelljen e qelizave nga trupi i njeriut për shërim, që mbrëmë ishin rishikuar në seancën qeveritare.
“Në këtë mënyrë hapet mundësia, vetëm mundësia që të shihet se a mund të sjellim doktorë ekspertë nga jashtë, të shfrytëzohen kapacitetet ekzistuese në sistemin shëndetësor dhe eventualisht të ketë kursime në FSSHM, me atë që te ne do të bëheshin një pjesë e këtyre shërbimeve që për momentin nuk bëhen te ne, ndërsa Fondi paguan që qytetarët t’i bëjnë jashtë vendit”, tha në konferencën e sotme për media zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Në seancën e djeshme qeveritare u konfirmua teksti i propozim-vendimit për fillimin e procedurës për shpërndarjen e licencave për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore për marrjen dhe mbjelljen e qelizave nga trupi i njeriut për shkak të shërimit të qelizave amë, për shërimin e zemrës, pankreasit, indeve të syve, mushkërisë së zezë, veshkave dhe mushkërive të bardha.
Në synimet e iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë, në propozim të të cilit ishin vendimet, janë sigurimi i llojit adekuat dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore sipas nevojave të popullatës, qasja gjeografike e shërbimeve shëndetësore, kapacitetet më të mira shëndetësore dhe mbrojtja shëndetësore të vazhdueshme dhe cilësore.