Shkup, 13 nëntor – Qeveria me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e konfirmoi Propozim-ligjin për personat e paevidentuar në librin amëz të të lindurve dhe do ta propozojë për miratim në Kuvend, njofton KOHA.
Qëllimi i ligjit, siç informon shërbimi qeveritar për media, është që personat e paevidentuar në librat amëz të të lindurve të fitojnë cilësinë e personit me status të posaçëm qytetar, për shkak realizimit të së drejtës të arsimit, sigurimit shëndetësore, sigurimit social dhe punësim me sigurim të detyrueshëm social në pajtim me ligjin. (koha.mk)