Shkup, 16 nëntor 2018 (MIA) – Para nesh është një vit ekonomik në të cilin paratë e popullit edhe më shumë do të shkojnë në projekte për mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha kategoritë, veçanërisht më të rrezikuarit. Kemi promovuar tatimim të ri, reformë në sistemin pensional dhe rritje të mirëqenies së re. Me ndzyshimet buxhetore për vitin 2019 paralajmërojmë kthesë në politikat ekonomike. Fokusi i fuqishëm i integrimeve evropiane e përforcojmë me Buxhetin për rritje të ekonomisë, drejtësi sociale, shërbime sa më shëndetësore dhe për jetesë më të mirë për të gjithë.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri në të cilën me ministrin e Financave Dragan Tevdovski i kanë prezantuar projeksionet e Buxhetit për vitin 2019.
Sipas tij, Buxheti është në funksion të qëndrueshmërisë të katër shtyllave edhe atë për politikat për punësim dhe për siguri sociale, për mbështetje të ekonomisë vendore, për përshpejtimin e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe procese të intensifikuara dhe për integrim.
“Këto janë paratë e secilit prej nesh që të kthehen mbrapa në bashkësi deri te secili qytetar për,es programeve dhe politikave që prodhojnë zhvillim ekonomik të mirëqenies shoqërore, drejtësisë sociale dhe jetesës më të mirë për secilin qytetar të RM-së pa asnjë përjashtim”, potencoi Zaev dhe porositi se tani është koha të paraqiten rezultatet ekonomike dhe drejtësia sociale.
Kryeministri konsideron se Buxheti për vitin e ardhshëm do të bëjë lëvizjes serioze të realizimit të investimeve kapitale, veçanërisht në projeksionin për siguri sociale, drejtësi dhe solidaritet, për administratën publike, si dhe për mbështetjen e integrimeve tona euroatlantike të cilat vitin e ardhshëm hyjnë në fazë përfundimtare, e për çfarë janë paraparë 8,3 miliardë denarë në Ministrinë e Mbrojtjes e cila është bartëse e reformave.
Theksoi se trendi i rritjes së pagave do të vazhdojë, ndërsa papunësia pret të ulet nën 20 për qind. Paralajmëroi mbështetje në shëndetësi, ekonomi…,por edhe paga më të larta për administratën publike për marrjen e shërbimeve cilësore.
Në vitin e ardhshëm ka për 37 për qind më shumë mjete për rritjen e konkurrencës, përmes masave për investime të reja, për mbështetje të eksportin dhe miratimin e tregjeve të reja, për mbështetje dhe krijimin e punësimeve të reja, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për subvencione për veprimtarinë inovative dhe për investime të huaja në ZZHIT.
Në shëndetësi, siç tha Zaev, janë paraparë 30 miliardë denarë, që është për dy miliardë denarë më shumë nga sivjet.
Theksoi në mbështetje serioze për prodhimet bujqësore, për subvencionet për çfarë janë paraparë 8,4 miliardë denarë, ndërsa 512 milionë për zhvillim të barabartë rajonal.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski kumtoi se të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2019 janë projektuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa të dalat në 228,5 miliardë denarë me deficit buxhetor prej 2,5 për qind apo 17,7 miliardë denarë. Për projektet kapitale janë paraparë 26 miliardë denarë ku nuk janë përfshirë pjesa më e madhe e ndërtimit të rrugëve që janë paraparë në buxhetet e NP për Rrugë Shtetërore.
Realizim të përshpejtuar të projekteve kapitale pret edhe kryeministri Zaev.
Në mënyrë shtesë pritet të fillojë realizimi i projektit për Qendrën Klinike, pastaj ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve, shkollave, kopshteve…
Për gazifikim janë paraparë 1.927 miliardë denarë dhe 50 milionë denarë shtesë për pjesën Gostivar – Kërçovë.
Në konferencën për shtyp ishte theksuar se pritet intensifikimi i rritjes ekonomike i cili është projektuar në 3,2 për qind të udhëhequr nga konsumi personal eksporti dhe investimet.
Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2019 në seancën e fundit qeveritare dhe e dërgoi në Kuvend.