Shkup, 9 tetor – Do të rritet pragu prej një milion denarë për pagesën e TVSH-së. Ministria e Financave punon në propozimin dhe së shpejti duhet ta shpalos në publik.
Këtë e paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
“Tatimi progresiv është vendosur, ne е quajmë të drejtë. Në pjesën e personave fizikë dhe juridikë për limitin e TVSH-së është një milion denarë. Ministria e Financave punon në këtë problematikë, për shkak se ende nuk ka metodologji për kthimin e TVSH-së. Ditëve në vazhdim Ministria e Financave do të publikoj të dhënë në funksion të përmbushjes së premtimit programor të kësaj Qeverie. Do të ketë ndryshime, nuk di nëse do të jetë tre milionë, dy apo dy pikë pesë milion apo diçka e ngjashme, do të ketë ndryshime të caktuara si mbështetje për ekonomikë dhe harxhimet e plota të qytetarëve”, tha kryeministri.