Qeveria paralajmëron ndërtim të një shkolle në Studeniçan

16

Shkup, 20 prill – Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurën për ndërtimin e një shkolle fillore në Komunën e Studeniçanit, kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha, njofton Portalb.mk. “Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për dhënien e miratimit për nisjen e procedurës për ndërtimin e shkollës fillore në Komunën e Studeniçanit. Bëhet fjalë për investim kapital që ka të bëjë për përmirësimin e kushteve të nxënësve dhe procesit arsimor të këtij rajoni i cili për shkak të rritjes së numrit të banorëve”, tha Hoxha.

Comments are closed.