Shkup, 28 dhjetor – Me ndryshimet në Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të zgjedhësve dhe të personave të emëruar në Republikën e Maqedonisë kryhet vetëm harmonizim terminologjik të Ligjit me Ligjin e Qeverisë së Republikë së Maqedonisë. Nuk ka rritje të pagave të zëvendëskryetarëve të Qeverisë, kumtuan nga pres shërbimi qeveritar.
Njëherit, theksohet, me ligjin për Qeveri është paparë që kryetari i Qeverisë nga radhët e ministrave të emërojë zëvendës të cilët e zëvendësojnë në mungesë së tij, ndërsa paga e tyre duhet të konfirmohet me koeficientë të përcaktuar me Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të zgjedhësve dhe personave të emëruar në Republikën e Maqedonisë.
Në periudhën e kaluar Ligji për paga lidhur me titullin e funksionit nuk është harmonizuar me Ligjin për Qeverinë, për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dispozitën e Ligjit për paga në pjesën e nënkryetarit, sepse nuk është harmonizuar me Ligjin për Qeverinë. Në kushte të këtilla është krijuar pengesë për llogaritjen dhe pagesën e pagave të zëvendësve të kryetarit. Me ndryshimet e Ligjit për paga është kryer harmonizim terminologjik për shkak të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se pagat të zëvendësve të kryetarit nuk rriten, por në vend të paguhen si ministrave të tjerë, të njëjtat do të paguhen me koeficient të njëjtë para se Gjykata Kushtetuese ta pezullojë dispozitën, qëndron në kumtesë.