Shkup, 20 tetor – Qeveria në seancën e djeshme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vendimi, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim.