Shkup, 26 shkurt – Qeveria nuk ka kurfarë agjende të fshehtë në regjistrim, ndërkaq politizimi i tij dhe sforcimi I fushatës negative, mund vetëm të krijojë tensione, tha sonte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Sitel, ai u dërgoi porosi të gjithë qytetarëve dhe partive politike se nuk është vonë të përfshihen në zbatimin e regjistrimit, sepse, siç theksoi, shtetit I nevojiten numra real.
“Përse të kemi tensione kur mund të kemi rezultat I cili do të na ndihmojë t’i planifikojmë arsimin, shëndetësinë, ekonominë,… Neve na duhet pasqyrë reale, nuk na duhen më shumë maqedonas, as më pak maqedonas, as më shumë shqiptarë, as më pak shqiptarë apo çfarëdo qofshin. Efekti, nga një, ta quaj, politizim, apo fushatë negative ndaj regjistrimit mund të jetë vetëm numër joreal, do të thotë jorealisht më pak njerëz nga njëra bashkësi apo nga njëri popull apo nga populli tjetër”, theksoi Mariçiq.
Sipas tij, të gjitha diskutimet duhej të përfundonin që javën e kaluar, kur vendi mori verifikimin nga Eurostati se të gjitha standardet dhe lidhi dhe metodologjia janë në pajtim me standardet evropiane për regjistrim.
“Mendoj se kjo duhet t’I bindë qytetarët se Qeveria nuk ka kurfarë agjende të fshehtë në zbatimin e këtij operacioni, se me të vërtetë na duhen të dhëna për secilin qytet, për secilin vendbanim, për secilin njeri, për secilën amvisëri. Qasemi me qëllimin më të sinqertë, prandaj edhe ESHS-së, si institucion profesional, I takoi nderi apo përgjegjësia për ta zbatuar regjistrimin”, përmendi ministri.
Komentet negative, vlerësoi, dolën nga politizimi I opozitës me çka ka pasur disa tentime për negociata.
“Unë shpreh keqardhje për këtë. Bëra disa tentime edhe në Kuvend, edhe paraprakisht para se të bëhesha ministër, ndërkaq ka pasur tentime për negociata me opozitën edhe nga faktorë të tjerë nga Qeveria, megjithatë, konceptualisht, pozicionet I kishim të ndryshme. Opozita angazhohej për konceptin e vjetër të regjistrimit, ai që nuk pati sukses në vitin 2011. Ne u angazhuam për një koncept të ri që do ta bëjë sa më tepër operacion statistikor dhe sa më pak politik”, sqaroi Mariçiq.
Ai përkujtoi se nga e hëna fillon regjistrimi për kategori të caktuara të personave në shtëpitë edukuese-përmirësuese, burgje, Armatë, diplomacitë jashtë vendit dhe familjeve të tyre, të pastrehët.
“Mendoj se prej datës 1 deri më 31 mars ky proces do të duhet të përfundojë, ndërkaq nga 1 deri më 21 prill të fillojë me qytetarët”, tha ministri Mariçiq.