Shkup, 12 shkurt – Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim që të mos japë mendim për Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për Tregti në tregjet e gjelbra, pasi tashmë është sjellë vendim me të cilin parashihet prolongimi i afatit për hyrjen në fuqi të ligjit për në janar të vitit 2020, përcjellë gazeta KOHA.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria tashmë ka formuar grup pune për përgatitjen e propozim Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra në të cilin anëtarë janë edhe përfaqësues të shoqatës së tregtarëve të tregjeve të gjelbra dhe ekziston përcaktim i fuqishëm politik se zgjidhja përfundimtare do të jetë edhe në interes të mbrojtjes së tyre.(koha.mk)