Qeveria nesër e mban seancën e 164-të në Tetovë

Tetovë, 11 nëntor – Qeveria nesër në kuadër të seancës së 164-të do t’i vërtetojë Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe Propozim-ligjin për ekzekutim të buxhetit për vitin 2020.

Në rend dite të seancës, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, janë disa pika nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në propozim të ministrit pa dikaster të angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, do të vendoset në aprovim Propozim programi për mbështetje për botim dhe shpërndarje të mediave të shtypura për vitin 2019, ndërsa me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria do të vendos edhe rreth propozim-programit për ndryshim të programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin e nxënësve për vitin 2019.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë seancë i vendosi në rend dite  propozim-programin për ndryshim të programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2019, si dhe informacionin me Propozimin për vendosje të qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional.

Seanca e Qeverisë është parashikuar të fillojë në ora 9.(koha.mk)