Shkup, 29 nëntor – Ndërmjetësimi i Qeverisë midis EVN-së dhe qytetarëve të cilët kanë borxhe të vjetra për energji elektrike në konkludim me vitin 2006 paralajmëroi pasdite kryeministri Zoran Zaev në seancën kuvendore për pyetje të deputetëve.
Vendimi për këtë problem, siç tha, do të jetë sipas shembullit të Kroacisë dhe vendeve tjera që të fshihen borxhet, por theksoi, se do të jetë parimore pa motivuar borxhe të reja.
“Juristët punojnë, analizat janë bërë, të gjitha borxhet edhe të vjetrat edhe të rejat që i kanë qytetarët janë me një vlerësim rreth 440 milionë euro, ato janë shumë para. Natyrisht mënyrat në të cilat do të punojmë është e drejtë e sistemit të kompensimit”, tha Zaev.
Si shembull theksoi ndërmarrje publike që kanë kërkesa serioze nga shteti dhe njëkohësisht, siç tha, të gjitha ato ndërmarrje publike kanë edhe procedura shtesë ndaj qytetarëve.
“Flas për ndërmarrje komunale për ujë, mbeturina, për kanalizim…., ashtu që pjesa e energjisë elektrike dhe shërbimeve komunale të cilat porositen janë shpenzim serioz dhe borxh të cilat i kanë qytetarët. Bëhen analizat sa është kjo e mundur dikur ata ose fëmijët tanë ta paguajnë, pjesa më e madhe e zgjidhjeve na çojnë që Qeveria të gjejë mënyra dhe mekanizma dhe financa për t’u ndihmojnë këtyre bashkëqytetarëve tanë. ne besojmë se në këtë mënyrë paratë sërish kthehen në ekonomi, një pjesë kthehet madje edhe në Buxhet, por ulen problemet që janë mbi qytetarët veçanërisht tek ata të cilët janë jashtëzakonisht të varfër”, tha kryeministri.