Qeveria ndan 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

24

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa 90 mijë e 449 janë ndarë për procesin ankimor për komisionin për ankesa dhe parashtesa për zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, tha se me këtë u siguruan mjetet për KQZ-në, që procesi të kalojë pa ndonjë pengesë.

Qeveria po ashtu miratoi koncept-dokumentin për qasjen në dokumente publike. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, janë ndarë edhe 5 mijë e 500 euro për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Comments are closed.