Aprovohet dokumentacioni tenderial për fazën e parë të procedurës për ndarjen e marrëveshjes për partneritet privat publik për sistemin shpërndarës së gazit natyror
Shkup, 28 janar – Qeveria në suaza të seancës së pestë të sotme e miratoi informacionin dhe e aprovoi dokumentacionin tenderial për fazën e parë të procedurës për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritet privat publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit shpërndarës të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Lidhur me këtë procedurë për sistemin shpërndarës për gaz, siç theksohet, Qeveria e pranoi tekstin e Marrëveshjes midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për sigurimin e shërbimeve konsultuese lidhur me Marrëveshjen për koncesion për shpërndarjen e gazit natyror dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin ta nënshkruajë marrëveshjen me BERZH-in.