Shkup, 3 tetor – Ministrat në Qeveri në seancën e sotme e shqyrtuan dhe miratuan informacionin me të dhënat statistikore për lëndë penale nga fusha e korrupsionit për vitin 2016, qëndron në kumtesën e Qeverisë. Qeveria e ka angazhuar MPB-në, Drejtorinë për polici financiare, Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë doganore, Drejtorinë për zbulim financiar dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, në afat prej shtatë ditëve deri te Ministria e Drejtësisë të parashtrojnë nominime për anëtarët e Grupit punues për shqyrtim dhe azhurnim të Metodologjisë për sistem relevant statistik për monitorim të politikës antikorruptuese. Në kumtesë shtohet se kjo është në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, e cila në bazë të kësaj statistike do të fitojë njohuri për përballje me korrupsionin në Maqedoni.