Shkup, 7 tetor – Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) i ofroi rritje të rrogave në veprimtarinë e arsimit për 10 për qind prej prillit të vitit 2020. Ky është epilogu nga takimi që sot pasdite u mbajt në Qeveri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Arbër Ademi me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkov. Për propozimin e ofruar, SASHK-u do ta njoftojë anëtarësinë dhe prej ytre do të varet nëse është i pranueshëm apo jo.
Ademi dhe Nedellkov në deklaratë për mediumet thanë se takimi ishte konstruktiv. Sipas ministrit, 10 për qind të tjerë prej prillit do të jenë shtesë të dy rritjeve paraprake prej nga 5 për qind (vitin e kalaur dhe kjo në shtator). Nedellkov, ndërkaq, tha se çdoherë mundet më tepër.
“Unë do të thoja se kjo është rritje historike e rrogave në veprimtarinë e arsimit. Propozimi konkret është prej prillit rrogat të rriten për plus 10 për qind, duke filluar nga arsimi, fillor, i mesër, i lartë dhe shkenca”, deklaroi Ademi. Tha se propozimi nesër do të shqyrtohet edhe në mbledhje të Qeverisë. Do ta presin vendimin e Këshillit të SASHK-ut, për, siç tha, të informohen për epilogun nga negociatat. Theksoi se me ligjet e miratuara angazhohen për zhvillim karriere dhe për përmirësim të statusit materiaë dhe social të mësimdhënësve.
Lideri i SASHK-ut, Nedellkov, tha se vendimi nëse do ta pranojnë apo jo këtë propozim për 10 për qind prej prillit, do ta dinë deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër. Tha se për ofertën e ofruar Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë që nesër, e më pas do të presin përgjigje nga anëtarësia e tyre.
Kërkesa e SASHK-ut prej fillimit të vitit mësimor ishte rritja e rrogave të mësimdhënësve për aq për qind sa ishte rritur rroga minimale në shtet, përkatësisht deri 25 për qind. Sindikata në ditën e parë shkollore mbajti grevë paralajmëruese me paralajmërimin se ajo mund të bëhet e përgjithshme nëse për një muaj nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë.