Sipas procedurës së konfirmuar për pranim të anëtareve të reja në NATO, si dhe sipas hapave të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, të mërkurën, më 6 shkurt, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Këshillin Veriatlantik , do ta nënshkruajnë Protokollin për inkuadrim të vendit tonë në NATO, me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë akt, 29 vendet anëtare do ta shfaqin pajtimin që vendi jonë të bëhet pjesë e sistemit dhe procedurave në NATO, dhe merr pjesë në punën e trupit të aleancës si vend i ftuar anëtar, pa të drejtë vote.
Menjëherë pas pajtueshmërisë për Protokollin për inkuadrim të vendit tonë në NATO, do të fillojë procesi i ratifikimit në parlamentet e secilit vend anëtar të aleancës. Greqia së pari do ta ratifikojë Protokollin, pas çka Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi.
Pasi të përfundojë procesi i ratifikimit të Protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare, vendi ynë, me emrin e ri kushtetues, do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s me të drejtë vote për të gjitha vendimet e aleancës.