Qeveria mbështet komunat me 50 milion euro

Shkup, 22 tetor-Me rebalancin e buxhetit Qeveria synon shlyerjen e 51 për qind të borxheve të cilat i kanë njësitë e bashkëqeverisjes lokale. Në seancën e fundit të Qeverisë u miratuan vendimi me çka përmes Ministrisë së Financave janë siguruar 3.2 miliard denarë, (48 milion euro) mjete këto që do t’ju shpërndahen 81 komunave në Maqedoni për larjen e borxheve. Kujdestari i arkës shtetërore, Ministri i Financave, Dragan Devdovski, ka theksuar se borxhi i plotë i komunave arrin deri ne 6 miliardë denarë, (98 milion euro).
“Qeveria në seancën e sotshme miratoi vendim të ri ligjore, me të cilën rregullohet mbështetja financiare atyre komunave që janë paraqitur se kanë borxhe. Me rebalancin e janë siguruar mjete për shlyerjen e këtyre borxheve. Qëllimi i këtij hapi është përforcimi i kapacitetit fiskal të komunave dhe larja e borxheve ndaj bizneseve”, tha Tevdovski.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com