Vetëm shtatë këshilltarë më pak sesa kabineti i Ramush Haradinajt mund të ketë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e i cili në total kishte 5 zv.kryeministra e 21 ministra, ka pasur gjithsej 206 këshilltarë.
Kurse ai i udhëhequr nga Albin Kurti, me 3 zv.kryeministra e 6 ministri më pak se e Haradinajt, mund të emërojë deri në 199 këshilltarë.
Kryeministri Ramush Haradinaj – 35 këshilltarë
5 Zv.kryeministrat e Haradinajt – 45 këshilltarë
21 Ministrat – 126 këshilltarë
TOTAL 206 këshilltarë gjithsejt
Kryeministri Albin Kurti – 34 këshilltarë
2 Zv.kryeministrat e Kurtit – 30 këshilltarë
15 ministrat – 135 këshilltarë
TOTAL: – 199 këshilltarë gjithsejt.(koha.mk)