Shkup, 10 prill – Apsolutisht Qeveria e dënon çdo lloj përhapje të gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, pavarsisht se ku është shprehur në mediat sociale, në tribuna, kongrese, pres-konferenca, kështu tha të mërkurën para gazetarëve zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, njofton Koha.
“Gjithëherë e kemi dënuar shprehjen e gjuhës së urrejtjes edhe në këtë rast e dënojmë ashpër”, potencoi Boshnjakovski, i pyetur nga gazetarët për gjuhën e shprehur me tone të cilësuar urrejtje të kreut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, e drejtuar në cermoninë e vënjes së gurdhemelit të një xhamie, ndërsa videon e fjalimit të tij në të e ka shpërndarë vet në mediat sociale. (koha.mk)