Prishtinë, 15 janar – Qeveria e Kosovës në seancën e sotme vendosi të gjitha mallrat e importuar nga Serbia në Kosovë para 21 nëntorit 2018, kur u vendos taksa prej 100 për qind, për prodhimet serbe, të lirohen nga ajo taksë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në kumtesën qeveritare thuhet se është miratuar vendimi për ndryshim dhe plotësim të vendimit të Qeverisë nga 21 nëntori i vitit 2018, me çka “përjashtohen nga taksa mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të cilat janë importuar para asaj date dhe të cilat janë në procedura doganore nën regjim të anuluar (depo doganore, import i përkohshëm, përpunim i kontrollit doganor dhe kontroll i brendshëm) gjatë lëshimit të tyre në qarkullim të lirë).