Qeveria konstatoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikim e Marrëveshjes për në NATO

8

Qeveria sot në mbledhjen e rregullt, të 174-t, e konstatoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949.

“Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të vendit tonë me NATO-n, do të lëshohet për miratim në Kuvend dhe parasheh të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së veriut, pas çka do të deponohet në Uashington, pasi që Spanja ta ratifikojë Protokollin për inkuadrim të vendit tonë me anëtarësim të barabartë në Aleancë”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Comments are closed.