Shkup, 5 nëntor – Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencia për Zbulim të mbeten siç janë deri tani, e para në kuadër të MPB-së, e dyta si organ i posaçëm, DSK të nxirret jashtë MPB-së dhe të funksionojë si agjenci e posaçme qeveritare ose lidhje e DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim në një organ i cili do të funksionojë jashtë MPB-së.
Këto janë tre modelet për reformim të sistemit zbulues-të sigurisë, që Qeveria i realizon në pajtueshmëri të rekomandimeve të Rajnhar Pribesë, ndërsa për të cilët sot debatuan pjesëmarrësit e fellës shkencore-profesionale në kuadër të debatit me temë “Reforma të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim”, i cili u mbajt sot në organizim të Fakultetit për Siguri-Shkup.
Qëllimi është që të krijohet shërbim, i cili do të jetë efikas, i departizuar, depolitizuar, në funksion të mbrojtjes së shtetit, interesave të saj kombëtare dhe qytetarëve të saj.
Sipas planit aksional të MPB-së deri më 15 nëntor duhet t’i propozojë Qeverisë njërin nga tre modelet dhe pastaj përzgjedhja do t’i nënshtrohet analizës përmes planit aksional të legjislativës dhe të gjithë akteve të tjera nënligjore.
“Nga kjo reformë pres së pari të ofrojë model të mirë për krijim të sistemit efikas për mbrojtje të sigurisë kombëtare. Së dyti të mundësojë funksionim të shërbimeve në pajtueshmëri të standardeve dhe rregullave ndërkombëtare, duke i mbrojtur dhe garantuar interesat shtetërore. Së treti të mundësojë që shërbimet të veprojnë, të lirë nga ndikimet politike, por të lirë edhe nga çfarëdo lloj lidhshmërie me strukturat dhe grupet kriminele, që është posaçërisht e rëndësishme”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Theksoi se më e rëndësishme në gjithë këtë proces është reforma e vetëdijes.
“DSK duhet më së shumti të përjetojë reformë të mendjes, për shkak se konsideroj se mënyra me të cilën deri tani veprohej në këtë Drejtori, mënyra me të cilën janë zgjedhur kuadrot, ndikimet politike, strukturat kriminele. Kuadrot e reja të cilët hyjnë të mos shndërrohen në mënyrën e vjetër të udhëheqjes, të menduarit në shërbim dhe ky do të jetë sfidë serioze. Të krijojmë mekanizma për kuadro të reja profesionale, të cilët do të mund t’i përballojnë sfidat e kohësт në të cilën po zhvillohet shoqëria e Maqedonisë”, theksoi Spasovski.
Drejtori i DSK-së Goran Nikollovski theksoi se sipas mendimeve të tij si njeri i cili ka përvojë të madhe në këtë sferë procesi i reformave në shtet në këtë fushë duhet të realizohet në pesë hapa.
Hapi i parë tanimë ka përfunduar me formimin e AOT-së dhe ndryshimet në sistemin e ndjekjes së komunikimeve.
“Hapi i dytë është diskutimi për model të DSK-së, cili është modeli më i mirë i cili duhet të miratohet që të kemi institucione demokratike profesionale dhe të depolitizuara në pjesën e sigurisë dhe zbulimit. Nuk kemi koordinim formal. Duhet të formojmë trup formal për koordinim, i cili do t’i koordinojë dhe udhëheqë shërbimet, të cilët janë pjesë e bashkësisë së zbulimit dhe sigurisë”, theksoi ai.
Hapi i katërt është definim i rolit të kryetarit të gjithë këtij sistemi, ndërsa i pesti është sjellja e një ligji për bashkësinë e sigurisë, që do të duhet më konkretisht t’i definojë mandatet dhe sferën e veprimit të çdo entiteti në veçanti.
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit Zoran Ivanov theksoi se reforma është proces i vazhdueshëm, “për shkak se kompleksiteti i rrethimit të sigurisë nuk na lejon që të kemi një punë fikse dhe të themi se këtu përfunduam”.
“Këtë proces duhet ta sendërtojmë. Nevojitet të bëjmë një sistem fleksibil në të cilin secili nga faktorët qartë do t’i realizojnë autorizimet e tyre dhe do të zvogëlohet hapësira për keqpërdorim të autorizimeve ose mospërmbushje të autorizimeve të tyre ligjore”, shtoi ai.
Për problemet në pjesën normative foli profesori Marijan Nikollovski. Theksoi se të gjithë këto agjenci, trupa nuk janë të bashkuar me një ligj, ndërsa DSK nuk ka ligj personal, punon në pajtueshmëri të ligjit për punë të brendshme.
Si problem e theksoi edhe kontrollin e kuadrit, ku tani punësohen persona pa konkurs. Si shembull e dha BIA-n, ku në kontinuitet ka konkurs të hapur.
Profesori Tome Batkovski lidhur me DSK-në propozon formim të agjencisë kombëtare të sigurisë, jashtë MPB-së, e cila nuk do të ketë autorizime policore. Ajo do të jetë horizontalisht e lidhur me repart të specializuar në MPB, i cili do të realizojë punën policore dhe do të duhet të ketë lidhje të ngushtë me Prokurorinë Shtetërore Publike.