Shkup, 7 shkurt – Të riparohen vagonet ekzistuese të HM Transport SH.A. Shkup, me çka do të rritet kapaciteti transportues të mallrave përmes hekurudhës. Me këtë transporti hekurudhor do të bëhej më efikas dhe më atraktiv për kompanitë të cilat importojnë ose eksportojnë prodhime, do të rriteshin të ardhurat e HM transport dhe do të përmirësohej likuiditeti.
Kjo është një nga zgjidhjet e propozuara afatshkurta për situatat në Hm Transport, të parashtruara në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ministrit të Transportit, Goran Sugarevski me menaxhmentin e HM Transport.
Në mbledhjen pas analizës së bërë të punës dhe gjendjes në HM Transport, zëvemdëskryeministri Angjushev dhe ministri Sugarevski kanë shqyrtar obsione dhe kanë propozuar zjgidhje potenciale. Në ndërmarrjen hekurudhore është trashëguar gjendje e rëndë financiare për të cilën Qeveria kërkon zgjidhje afatgjate, informoi pres shërbimi qeveritare.
“Analizat e bëra tregojnë se është trashëguar gjendje e vështirë financiare, e cila del nga harxhimet joprodukte dhe investimet joadekuate të cilat do të shërbenin për rritjen e produktivitetit, konkurrencës dhe efikasitetit, përkundrazi kanë krijuar barë shtesë financiare për ndërmarrjen, gjë që rezulton me rritjen e borxheve dhe humbjet e shoqatës aksionale”, thuhet në kumtesë.
U konfirmua se ekzistojnë probleme shumëvjeçare, me të cilat ballafaqohet HM transport, puna joekonomike dhe joservisimi i borxheve, gjë që ka sjellur deri te rrezikimi i likuiditetit të kompanisë.