Toronto, 27 mars – Qeveria kanadeze i rriti subvencionet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për pagesën e pagave të të punësuarve prej 10 në 75 për qind nga fondi pagesës të firmave para shpërthimit të pandemisë me Kovid 19.
Kryeministri Xhastin Trudo, duke paralajmëruar masën e re qeveritare, tha se u bë e qartë e ndihma nga shteti duhet të rritet.
“Duhet t’i kalojmë muajt e ardhshëm të aktivitetit të zvogëluar ekonomik, kur njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, tha Trudo.
Ai sqaroi se masa e re e Qeverisë do të thotë se të punësuarit do të paguhen edhe kur punëdhënësi duhet ta ulë apo ta ndërpres punën për shkak pandemisë.
Ai shfaqi shpresën se ata që mendojnë të lëshojnë nga puna të punësuarit sërish të mendojnë për këtë dhe se ata që tashmë i kanë lëshuar nga puna ta rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe t’i kthejnë në punë.(koha.mk)