Shkup, 13 tetor – Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë he Ekonomisë së Ujërave, në Qeveri ka kaluar informata për t’u aprovuar procedura e tenderimit disa vjeçar për ndërtimin e digës “Lumi i Sllupçanit”. Kështu ka informuar ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, ndërsa ka shtuar se investimi duhet të realizohet brenda katër viteve me një vlerë totale prej rreth 22 milionë euro.
“Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kaloi në Qeveri informata për t’u aprovuar procedura e tenderimit disa vjeçar për ndërtimin e digës ‘Lumi i Sllupçanit’. Investimi duhet të realizohet brenda 4 viteve me një vlerë totale prej rreth 22 milionë euro (1.342.000.000 den). Ky është investimi më i madh kapital që do ndodhë ne Komunën e Likovës me çka pritet zgjidhje e plotë e problemit me ujë të pijshëm dhe ujin për ujitje të tokave bujqësore”, ka informuar ministri Hoxha.