Shkup, 9 tetor – Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se Qeveria ka kërkuar shtyrjen e mendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që të ketë kohë t’i analizojnë vërejtjet e Komisionit të dhëna në draft versionin dhe të përgjigjet në to. Në çdo rast, tha, qëndrimi përfundimtar dhe mendimi i Komisionit mund të pritet deri në fund të vitit dhe Qeveria zotohet se do ta zbatojë.
“Qeveria këtë e kërkoi për shkak kohës së nevojshme t’i analizojmë argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë se do ta presim mendimin përfundimtar. Ne informuam se draft versioni është dorëzuar te ne, na duhet kohë t’i shohim analizat, sepse Komisioni i Venecias qëndrimet e tij i bazojnë me argumente, rregulla evropiane dhe norma si dhe praktikën evropiane, por gjithashtu e analizojmë sistemin tonë çfarë mund të bartin kapacitetet e tij. Kështu që matja e fitimit të së drejtës kundrejt të drejtës së përdorimit të gjuhës, nëse e rrezikon atë të drejtë atëherë shtrohet pyetja a ju duhet qytetarëve”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media në Qeveri.
Ne shtoi Zaev, do të bëjmë analiza nëse kemi kapacitet të mjaftueshëm dhe menjëherë do të japim përgjigje. Presim, tha kryeministri, që deri në fund të vitit, sipas informacionit që e morëm, do të vijë edhe mendimi përfundimtar.
“Qëndrimi ynë, i të gjithëve në Qeveri është kur do të arrijë mendimi përfundimtar, kjo zbatohet për shkak se duam të jemi anëtare e BE-së, ndërsa Komisioni i Venecias me qëllim të mirë, të drejtë dhe në pajtim me vlerat evropiane i jep sugjerimet e saj. Ne nuk kemi problem të jemi avangarde të ecim përpara disa normave evropiane, por shtoi të mos arrijmë në situatë që duke dashur ta zbatojmë një të drejtë të caktuar njerëzore, ta rrezikojmë të drejtën e drejtësisë”, tha Zaev.
Shërbimi qeveritar për media i Komisionit të Venecias mbrëmë informoi se në kërkesë të Qeverisë të Maqedonisë Veriore është shtyrë mendimi për Ligjin e përdorimit të gjuhëve, për të cilin duhej të debatohet në sesionin e 112 plenar të caktuar për më 11 dhe 12 tetor në Venecie.