Shkup, 28 dhjetor – Presidenti Ivanov edhe me fjalimin e sotëm para opinionit të Maqedonisë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dëshmoi se ka mbetur konsekuent vetëm në përcaktimin e tij të vazhdojë t’i ndajë qytetarët, që sot e plotësoi me konstruksione me të cilat u konfirmua se jeton në botën e komploteve. Në vend që ta lexojë Marrëveshjen e Prespës, dhe t’i mbështesë garancitë për identitetin dhe për prosperitetin që i ofron kjo Marrëveshje, ai vazhdon të përhapë të pavërteta dhe urrejtje, duke tentuar me këtë ta pengojë avancimin e qytetarëve të Maqedonisë.
Kjo qëndron në reagimin e Qeverisë për fjalimin vjetor në Kuvend të shefit të shtetit Gjorge Ivanov.
Sipas Qeverisë, Ivanov nuk beson në vendin e tij dhe popullin e tij, ndërsa që ta mbulojë këtë ndërton trillime se është viktimë e ndonjë aktiviteti kundër tij pa kurrfarë baze, flet, shtojnë, vetëm për errësirë – vështirësi, anulime, mohime, kuti të pandorës.
Njëherit, shtohet se qytetarët, bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe NATO-ja i përshëndesin politikat integruese të Qeverisë me çfarë, theksohet, vendi ynë është vendosur në rrugën e suksesit, me prosperitet dhe identitet të siguruar.