Romë, 3 prill – Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e vendosur për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, me siguri do të vazhdohet deri në maj, njoftoi sot shefi i Agjencisë për mbrojtje civile, Anxhelo Boreli.
Qeveria italiane këtë javë vendosi ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill, duke kufizuar lëvizjen e lirë dhe duke i mbyllur të gjitha kompanitë që nuk janë të rëndësishme për furnizimin e popullsinë.
Boreli, duke folur në një radio-emision në televizionin kombëtar RAI, shprehu mundësinë e zgjatjes së masave të jashtëzakonshme deri më 1 maj, duke i paralajmëruar se autoritetet “duhet të jenë shumë rigoroze”.