Romë, 7 nëntor – Qeveria italiane sot ka marrë votëbesimin në Dhomën e lartë të Parlamentit pasi Senati e miratoi propozimin- ligjin kontrovers.
Votimi për propozim- ligjin paralelisht ka qenë edhe votim për besimin e Qeverisë. Ajo kryesisht bëhet me qëllim të shmangen diskutimet e gjata në Parlament për disa projekt- ligje.
Propozim- ligji i përpunuar nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Ligës djathtiste Mateo Salvini parasheh rregulla të ashpra për emigrantët, e kufizon të drejtën e azilit dhe e plotëson ligjin ekzistues kundër terrorizmit dhe mafias.
Senati e ka miratuar projekt- ligjin me 163 vota “për”, 59 “kundër”, mes të cilëve edhe anëtarë të Lëvizjes Pesë yje, të cilët nuk e mbështetën.
Nëse nuk miratohej ligji, Qeverisë do i imponohej të jepte dorëheqje. Vendimi të kërkohet votëbesim i tregon vështirësitë në koalicionin qeveritar.
Ardhja në Qeveri në qershor të koalicionit Lëvizja Pesë yje dhe Ligës, ka vendosur si synim t’i jep fund arritjes së emigrantëve ilegal.