Romë, 25 mars – Kryeministri italian Gjuzepe Konte ka paralajmëruar dënime më të rrepta për shkelësit e masave qeveritare për kufizimin e lëvizjes.
Qeveria italiane në seancën e djeshme caktoi gjoba nga 400 deri në 3000 euro për shkelësit. Deri më tani gjoba ka qenë 206 euro.
Në Itali tashmë tre javë është në fuqi ndalimi i lëvizjeve dhe sipas një dekreti qeveritar do të zgjasë deri më 3 prill.
Në Itali ka 69.176 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 6.820 kanë vdekur.