Ky është fisi Naga, fis indian që janë fisi i fundit i gjuetarëve të njerëzve. Tradita e tyre është që pasi e vrasin armikun e tyre, ata e bëjnë tatuazh dhe i marrin kokën e tij. Pastaj kokat i vendosin në një kasolle, si trofe që simbolizojnë forcën e tyre. Qeveria indiane ka bërë vazhdimisht përpjekje për të ndryshuar traditën e tyre, por ata nuk kanë ndërmend të dëgjojnë për këtë. Së fundmi, tribuja e Nagës është fotografuar në Nagaland të Indisë nga fotografi britanik Pete Oxford. 58-vjeçari thotë se pavarësisht pamjes, asnjë prej anëtarëve të tribusë nuk dukej agresiv ballë për ballë. “Asnjëri nuk pati sjellje të egër dhe asnjëri nuk më dha përshtypjen se donte të më priste kokën”, thotë fotografi 58-vjeçar. Në kohën kur tribuja ishte në kulmin e vet të vrasjeve, çdo fshat kishte një shtëpi të mbushur me kafka dhe çdo burrë në fshat pritej që të kontribuonte me disa koka të armiqve.