Qeveria e Republikës së Maqedonisë pas nënshkrimit të Protokollit për inkuadrim në NATO i falënderoi të gjithë qytetarët nga të gjitha bashkësitë etnike për maturin dhe durimin të cilin e kanë treguar në 25 vitet e fundit.
“Maturia dhe durimi juaj të mos i pranoni thirrjet për konflikte dhe ndarje dhe të zgjidhni politika të cilat sjellin prosperitetit ekonomik, siguri dhe unitet sot e sollën rezultatin e parë të madh”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski duke e transmetuar porosinë e Qeverisë pas nënshkrimit të sotëm të Protokollit inkuadrues në NATO.
Nga Qeveria dërguan falënderim edhe deri te mediat për rolin e tyre thelbësor në përmbushjen e qëllimeve themelore strategjike të vendit, si dhe deri te të gjithë ish subjektet politike për të cilat anëtarësimi në Aleancë ka qenë prioritet kryesor.
Pas nënshkrimit të sotëm vijon ratifikimi i Marrëveshjes inkuadruese nga ana e Greqisë, ndërsa në momentin e njëjtë ndryshimet e amendamenteve kushtetuese hynë në fuqi dhe Qeveria e cila në atë moment bëhet Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, do t’i fillojë masat dhe aktivitetet për implementim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.
“Bashkarish, ne dhe Greqia do të dërgojmë letër deri te sekretari i përgjithshëm i Organizatës të Kombeve të Bashkuara, si dhe deri te të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare të cilat do t’i informojmë se kontesti me emrin është tejkaluar dhe se emri i ri kushtetuese i vendit tonë është Republika e Maqedonisë Veriore”, sqaroi Boshnjakovski.
Vendimin për anëtarësimin në NATO, Kuvendi i Maqedonisë e ka sjellë që në vitin 1993.(koha.mmk)