Qeveria hungareze nuk ka përgjigje për azilin e Gruevskit

Shkup, 13 nëntor – Qeveria hungareze zyrtarisht për Televizionin Telma as nuk e pohojnë dhe as nuk e mohojnë nëse Gruevski ka k[rkuar azil në vendin e tyre. Ata thonë se nuk komentojnë kërkesat personale për azil.

Gjatë ditës së sotme nga profili i Gruevskit në fjesbuk doli informata se ai gjendet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga ky vend.