avën e ardhshme Holanda do të dakordohet që Rumania dhe Kroacia t’i bashkangjiten zonës së Shengenit, por do ta bllokojë pranimin e Bullgarisë, kumtoi koorporata radiodifuzive holandeze.
Qeveria holandeze në mbledhjen e sotme vendosi se Bullgaria ende nuk i përmbushë kushtet për hyrje në Shengen, thekson ky medium.
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Vopke Hoekstra pas takimit deklaroi se ende është “shumë herët” të arrihet pajtim për inkuadrimin e Bullgarisë. Sipas tij, Holanda mund ta rishqyrtojë çështjen vetëm kur të bëhet e qartë se Bullgaria ka sundim efektiv të së drejtës dhe se shteti është i aftë të përballet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Zgjerimi i zonës së Shengenit me tre vendet është përfshirë në agjendën e takimit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë nga BE-ja më 8 dhjetor. Shumica e vendeve tashmë e sollën vendimin e vet. Në takim ministrat duhet të arrijnë marrëveshje unanime për pranim të vendeve të reja. Kështu, madje edhe Holanda të jetë e vetmja që do të votojë kundër, Bullgaria nuk do të marrë leje për inkuadrim, vëren mediumi.
Kryeministri holandez, Mark Rute në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vendimi për të mos u mbështetur hyrja e Bullgarisë në Shengen nuk është politik, por bazohet në fakte. Sipas tij, Holanda nuk është vendi i vetë i cili ka dyshime lidhur me këtë çështje.