Athinë, 15 janar – Me vendim të kryeministrit grek Kirijakos Micotakis formohet Ministri e re e Migrimit dhe Azilit, ndërsa ministër do të jetë zëvendësministri i tanishëm i Punës, Notis Mitarakis, kumtoi sot zëdhënësi i qeverisë, Stelios Pecas, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Ministri alternativ do të jetë Jorgos Kumucakos i cili edhe deri më tani ishte kompetent për politikën e migrimit, por në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Civile.
“Qeveria që nga momenti i parë ka ndjekur politikë ndryshme në çështjen për refugjatët-emigrantët. Me plan të plotë të bazuar në katër drejtime: mbrojtje të kufijve tanë, përshpejtim të procedurave për azil, kthime të rritura, qendra të mbyllura. E tërë kjo, paralelisht, duke zbatuar zbrazëtirë në ishujt që e kanë barrën më të madhe në pranimin e refugjatëve dhe emigrantëve, por edhe me internacionalizimin e tij në problemin në të gjitha forumet ndërkombëtare. Ajo që është e nevojshme është implementimi i shpejtë në këtë plan”, ka thënë Pecas duke e sqaruar vendimin e kryeministrit grek për formimin e ministrisë së veçantë.
Gjatë ditës së sotme pritet që dy ministrat të betohen solemnisht në pallatin presidencial.
Çështjet lidhur me emigrimin, pas zgjedhjeve të 7 korrikut të vitit 2019 dhe ndryshimin e pushtetit në Greqi, nga ministria e veçantë e cila ka ekzistuar, janë vendosur në kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes civile.