Athinë, 17 janar – Qeveria greke do të shtypë dhjetë mijë kopje nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë me qëllim që të informohen para debatit parlamentar për ratifikimin, njofton Koha.
Zyra e kryeministrit greke Aleksis Cipras sot njoftoi se ky dokument do të publikohet në botimin javor të gazetave në Greqi.
Qeveria greke theksoi se “ka për qëllim që të informojë edhe qytetarin e fundit grek” për aspektet e Marrëveshjes me Maqedoninë.
Parlamenti greke mbrëmë i dha votëbesimin Qeverisë së Ciprasit, që do të mundësojë ratifikimin e marrëveshjes.