Berlin, 15 janar – Qeveria gjermane sot i mohoi shkrimet e tabloidit britanik “San” se kancelarja Angela Merkle i ka ofruar ndihmë kryeministres britanike Tereza Mej që të arrijë një marrëveshje më të mirë për Brezit.
Në njoftimin e Qeverisë gjermane citohet se “San” e ka transmetuar gabimisht përmbajtjen e bisedës telefonike midis Merkel dhe Mej.
Në njoftim citohet se kancelarja Merkel “nuk ka dhënë konfirmime që janë mbi atë që është diskutuar në Këshillin Evropian në dhjetor dhe që është cituar në letrën e Zhan Klod -Junker dhe Donald Tusk”.