Berlin, 12 shkurt – Numri i emigrantëve në rutën ballkanike, e cila çon nga Turqia dhe Greqia përmes Evropës Juglindore dukshëm është rritur, ndërsa treguesit të cilët janë relevantë për migrim, tani janë më të mëdha sesa në vitin 2017 dhe 2018, theksohet në përgjigjen e Qeverisë gjermane në pyetjet e deputetëve për “gjendjen politike aktuale humanitare dhe të migrimit në shtetet ballkanike”.
Qeveria gjermane jep përgjigje në 13 pyetje konkrete, të cilat zbulojnë mjaft për gjendjen e migrimit në Ballkan. Nga përgjigjet e disa pyetjeve, siç vlerëson Indeksi kroat, bëhet e qartë se “Republika e Kroacisë zbaton ngecje të politikës së saj në pushbek ndaj emigrantëve, që tashmë është zbuluar si i dhunshëm dhe i paligjshëm”.
Në pyetjen për numrin e kalimeve ilegale nga filimi i vitit 2019 në shtetet e Ballkanit Perëndimor, Qeveria gjermane thekson se disponon me të dhëna zyrtare të marra nga këto shtete. Në përgjigjen theksohet se në vitin 2019 në Maqedoninë e Veriut, e cila ndodhet në pjesën e parë të rutës ballkanike, janë evidentuar 24.601 kalime ilegale, në Serbi 17,642, në Kroaci vetëm 4.075, në Slloveni 15.450. Numri dukshëm bie kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, ku janë vërejtur vetëm 6.039 kalime ilegale, transmeton gazeta KOHA.
Portali Indeks komenton se në statistikë vërehet rritje, por se numri i shënuar edhe më tej është tejet i vogël lidhur me numrat për Slloveninë si anëtare e Zonës së Shengenit, nga një anë, edhe Serbia dhe BeH-ja nga ana tjetër. “Kroacia është vendi i fundit transit i rrugës ballkanike para zonës për lëvizje të lirë në BE, dhe në vitin 2019 sigurisht ka pasur më shumë se katër mijë kalime ilegale në kufi”, shkruan Indeksi, duke aluduar se autoritetet kroate i fabrikojnë të dhënat.
Sa u përket të dhënave për kërkim të azilit në vendet e rutës ballkanike, më shumë kërkesa për azil janë parashtruar në Mal të Zi – 7.939, ndërsa më pak në Serbi – 173. Në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar azil kanë kërkuar 440 persona, në Shqipëri 6.182, në Kosovë 1.852, BeH – 782, në Kroaci 1986 dhe në Slloveni 3.811.
Në përgjigjen e pyetjes së deputetëve Qeveria gjermane thekson edhe se nuk ka të dhëna zyrtare për atë sa emigrantë të cilët e kanë kaluar rutën ballkanike në fund kanë përfunduar në Gjermani.
Në pyetjen si e vlerësoni gjendjen humanitare momentale në rajon, Qeveria gjermane – “të kënaqshme”.