Berlin, 1 tetor – Qeveria gjermane ka shitur aksione me vlerë prej pothuaj 381 milionë euro kompanive që menaxhojnë me centrale bërthamore në vendet e huaja.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi sot se vendimi për shitjen e aksioneve të lidhura me centralet bërthamore nga rezervat pensionale është marrë në vitin 2018 me marrëveshje të tre partive në koalicionin në pushtet të kancelares, Angela Merkel.
Pas katastrofës bërthamore në Fukushima, Gjermania ka vendosur t’i heqë prej përdorimit centralet e saj bërthamore deri në vitin 2022.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se prej aksioneve të shitura, rreth 146,5 milionë euro ka pasur në kompaninë italiane “Enel”, pothuaj 75 milionë në kompaninë energjetike franceze “Enxhi”, ndërsa rreth 159 milionë në kompaninë spanjolle “Iberdolla”.