Paris, 21 tetor – Në Francë edhe disa departamente të tjera në ditët në vijim do të hyjnë në alarmin e kuq për shkak të pandemisë me Kovid-19, që do të thotë se do të duhet të vendoset orë policore, tha zëdhënësi i Qeverisë franceze, Gabriel Atal.
Ai shtoi se propozimi i qeverisë është që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 16 shkurt të vitit të ardhshëm, kjo do të nënkuptojë se Qeveria e mban autoritetin për ta vazhduar orën policore, që është në fuqi në një numër të madh të qyteteve franceze, përfshirë Parisin.
Prej të shtunën në Paris dhe qytetet më të mëdha është vendosur orë policore nga ora 21 deri në orën gjashtë, që duhet të jetë në fuqi katër javë, ndërsa mund të vazhdohet deri në gjashtë javë.