Shkup, 4 shkurt – Qeveria sot në seancë solli vendim të fillojë procedurë për ndarje të koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike të lumit të Zi (Çebren), transmeton gazeta KOHA.
Procedura do të zbatohet në dy faza, përkatësisht parakualifikim, me kritere të qarta të cilat do të duhet t’i plotësojnë kompanitë vendore ose të huaja, pas së cilës do të vijojë faza e dytë me ftesë për dorëzim të ofertave deri te ofruesit e kualifikuar.
Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni për zbatim të procedurës për ndarje të koncesionit për shfrytëzim të ujit për prodhimtarinë e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike të Lumit të Zi do të organizojë hapje të ofertave të arritura për parakualifikim, pas së cilës do të vijojë evaluimi, pas së cilës deri te Qeveria do të dorëzohet propozim-lista e ofruesve të kualifikuar të cilët do të ftohen të marrin dokumentacion të tenderit dhe të dorëzojnë oferta.
Dokumentacioni i tenderit me marrëveshje për koncesion dhe marrëveshja për investime të përbashkëta do të dorëzohen në Qeveri për miratim. Në atë fazë detajisht do të përpunohen kushtet dhe mënyra e ndarjes së koncesionit, mënyra e mbarimit të koncesionit dhe të gjitha kushtet në pajtim me Ligjin për koncesione dhe partneritet privat publik, informon pres shërbimi qeveritar.(koha.mk)