Shkup, 20 tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut prej sot do të nis me emërimin e drejtorëve. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Zoran Zaev.
“Disa nga vendimet do të miratohen sot. Do të ketë vendime edhe për shpalljen e konkurseve, pasi që në disa institucione për postet udhëheqëse kërkohen konkurse”, theksoi Zaev.
Një nga drejtorët e parë të emëruar sot është Lirim Shabani, i cili do të drejtojë Agjencinë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED). Ai në këtë detyrë zëvendëson Visara Rizën, e cila ishte kuadër e Alternativës.
Lirim Shabani deri më tani ka ushtruar detyrën e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa më parë ka qenë edhe ministër i Pushtetit Lokal.